Rreth nesh
Fluturime
Hotele
Automjete
iPhone iPhone
phone
+30 210 6074074


  • Fluturime
    Hotele
    Automjete
    Rreth nesh

Rreth nesh

airtickets® është një agjenci udhëtimesh në internet e specializuar në ofrimin e shërbimeve cilësore të gjetjes dhe të blerjes së biletave për avionë, hotele dhe vetura. Objektivi ynë është shërbimi i përsosur i klientit si dhe ofrimi i mjeteve dhe shërbimeve novatore për thjeshtimin e procesit të gjetjes, organizimit dhe blerjes së produktit të duhur në çmimin më të lirë. Ekipi ynë përbëhet nga bashkëpunëtorë me përvojë, me njohje të shkëlqyer të tregut, por dhe nevojave të veçanta të udhëtarit të sotëm.

airtickets® funksionon nën drejtimin e Airtickets Shërbime Turistike SH.A. e cila me mbi 10 vjet përvoje dhe know-how në shitjen e shërbimeve të udhëtimit, ka luajtur rol protagonisti në zhvillimin e "online travel" në Evropën Juglindore. Me një rrjet shërbimesh nga interneti në rritje e sipër në shtete si Anglia dhe Irlanda, Rusia, Italia, Franca, Gjermania, Polonia, Greqia, Turqia, Qipro, India dhe Australia, Airtickets Shërbime Turistike SH.A. ju garanton shërbime udhëtimesh të cilësisë me të lartë, shërbim klienti të shkëlqyer dhe çmimet më të mira që ofron tregu.

Bëjini tani prenotimet tuaja me siguri absolute në airtickets®. Νe kujdesemi që të mbeteni tërësisht të kënaqur.

Udhëtim të mbarë!

Airtickets Shërbime Turistike SH.A. është e certifikuar nga IATA (International Air Transport Association) dhe zbaton standardet ndërkombëtare për sigurinë e shkëmbimeve në internet.